Inspektori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në grupin e trafikantëve të kokainës

Pas arrestimit të Eno Sulejmanit me 1 kg kokainë në makinë bashkë me dy të rinj të tjerë, mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë, konkretisht me Shkëlqim Ostrenin, 26 vjeç dhe Igli Begajn, 21 vjeç, operacioni policor ka vazhduar duke zbuluar edhe një person të katërt të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike. Dhe siç mësohet, bashkëpunëtori i katërt ishte një inspektor i Policisë së Shtetit, Ervis Shkurta, 38 vjeç.

Lajmin e dha zyrtarisht Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni i Tiranës, e cila tha se “ ka ndaluar punonjësin e policisë, inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21 mars 2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 kg e dyshuar kokainë si dhe ka pasur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike”.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …