Noka nga Vlora: Ta harrojë Edi Rama se stalinokracia do të mbijetojë në kurriz të demokracisë!

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITSHËM NË PD, FLAMUR NOKA NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT NË VLORË

Në fakt është gjithnjë një kënaqësi e veçantë kur ne demokratët vijmë në Vlorë, sepse Vlora me qytetarinë dhe me kulturën e saj ka treguar më së miri se ka vlera që nuk i ka askush, dhe mbitë gjitha Vlora është qyteti që i vë festen sipas kokës gjithëkujt dhe koha e ka treguar këtë.

Ne jemi sot në këtë ditë të bukur në Vlorë, në këtë periudhë që dita po zgjatet. Ashtu sikurse Zoti këtë periudhë i merr kohë natës për t’ja dhënë ditës, edhe ne demokratët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët janë në këtë rrugëtim për t’i marrë kohë errësirës politike dhe sociale që Rama e ka zhytur Shqipërinë, dhe për t’i dhënë kohë ditës, të bardhës, ditës politike, për t’i dhënë kohë një Shqipërie tjetër, një Shqipërie të paqme, një Shqipërie të begatë, të lumtur dhe nëj Shqipërie që do të prevalojnë vlerat dhe dinjiteti njerëzor.

Ne jemi në këtë rrugëtim sot në Vlorë dhe do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’ju thënë ju vlonjatëve dhe çdo shqiptari, se beteja jonë ka mbi të gjitha një thelb, dhe thelbi i betejës sonë nuk është mrekullia, dhe ne nuk kemi asnjëherë ndërmend ta premtojmë mrekullinë.

Thelbi i kësaj betejës sonë është e thjeshtë: një Shqipëri normale me njerëz dinjitozë, një Shqipëri normale me njerëz që mendojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre, dhe kjo është motoja jonë.

Një Shqipëri ku njerëzit të punojnë, një Vlorë ku çdo vlonjat ta gjejë veten e tij. Një lorë ku çdo vlonjat të shohë familjen e tij duke realizuar projektet, ëndrrat dhe duke e ngjallur shpresën së Vlora bëhet. Dhe Vlora duhet të bëhet për vlonjatët dhe për shqiptarët, sepse deri më në këto 10-13 vite Vlora ka qenë vetëm për qeveritarët dhe oborratërt e tyre.

Këtu në Vlorë, Edi Rama është përpjekur të sklaisë më së miri tiparin kryesor të një sundimi dhe të një sundimtari. Cili është? Fasadë dhe propagandë!

Po a ushqehet dot vlonjati me fasadë dhe propagandë?

A ushqehet dot shqiptari me fasadë dhe me propagandë?

Ne jemi sot për t’i thënë që jo! Koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Është koha e së vërtetës, dhe kur është koha e së vertetës, mashtrimi dhe propaganda zhyten poshtë e më poshtë. Dhe Vlora këtë mesazh do ta japë.

Ky vend, siç e thanë edhe miqtë e mi, është vend që i ka dhënë Shqipërisë, kombit dhe historisë jo vetëm personalitete, por i ka dhënën shumë vlera. Ka dhënë kontribut që nuk i është kthyer. Prandaj themi që vlonjatët tani do zgjohen, sepse është koha për një zgjim popullor për veten tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë.

Edi Rama mendon se me Lungo Maren do t’i thotë Vlorës që unë bëra gjithçka për ju. Çdo vepër apo çdo punë publike është detyrë që ka një qeveri ndaj qytetarëve të saj. Ndaj, askush nuk mund të thojë që bëra një vepër publike, dhe pastaj kryeva detyrën me qytetarët e atij vendi.

Jo, sepse asnjë vlonjat, i majtë apo i djathtë qoftë, nuk ushqehet dot me Lungo Maren. Lungo Mare nuk ushqen asnjë vlonjat. Lungo Mare është deyra e 1 e mijta që ka një qeveri për të investuar në Vlorë dhe për t’ja kthyer kontributin vlonjatëve për çfarë kanë bërë për këtë vend dhe për Vlorën.

Edi Rama nuk është kujtuar që t’i rrisë rrogat dhe pensionet vlonjatëve dhe shqiptarëve. Taksat po, i rrit. Sepse nuk ka mendje që këto të ardhura t’ua kthejë ju, jo jo.

Çfarë ndodhi në seancën parlamentare? Kishin sjellë buxhetin për rishikim. Nuk ndodh në një qeveri normale. Dhe ky buxhet çfarë shte? Ky ishte shëmbëlltyra e një pushteti të babëzitur, të degraduar. Buxheti kishte në të gjitha termat e tij vetëm zhvatje, shthurje dhe vjedhje.

Shpenzimet operative krahasuar me vitin 2014 ishin dy herë më të larta. 32 milionë euro ishin shpenzimet operative në 2014. 60 milionë euro shpenzimet operative të Rilindjes dhe të qeverisë në 2 mujorin e parë të 2024.

Ne nuk mund të pranojmë që ne të shndërrohemi thjesht në një kartolinë shohim shqiptarët, pamje njerëzish që ngrihen dhe ulen. Kartolinë ne as jemi, dhe as do të pranojmë të shndërrohemi.

E patë edhe se çfarë bëri me përpjekje për të shkatërruar opozitën. E përçau, loboi për non gratën e Sali Berishës, përdori Mc Gonigalin vetëm që vetëm që Sali Berisha të mbyllet dhe të izolohet politikisht. Koha vërtetoi se ju demokratët e thjeshtë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë u ngritët në këmbë dhe ja ku jeni sot. Dhe ai projekt është duke i dështuar, edhe projekt është duke iu rrëzuar dhe do t’i rrëzohet, sepse ju jeni shpresa e një Shqipërie të vërtetë.

Tjetërsimi i votës së lirë është tjetërsim i vullnetit dhe shpirtit të një njeriu. Këtë ka patur objektiv dhe synim Edi Rama në këto vite. Dhe një nga misionet tona kryesore në këto kohë si PD dhe jo si opozitë është të rikthejmë votën e lirë. Shqipëria duhet të gjejë paqe kur vota e lirë të institucionalizohet, të shenjtërohet.

Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo tjetër që stalinokracia do të mbijetojë në kurriz të demokracisë. Që t’i hapet rrugë një paqe sociale, që t’i hapet rrugë një Shqipërie normale do të quhet që të shenjtërojmë votën dhe që vota të ketë vlerë do të duhet detyrimisht që qeveria teknike të institucionalizohet.

Jemi të bindur që ne do t’ia dalim, PD ka besim të plotë tek ju, tek demokratët vlonjatë, tek qytetarët vlonjatë, tek shoqria vlonjate se do dijë të marrë kthesën dhe t’ia dalim në këtë rrugëtim.

Faleminderit dhe fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …