Alfred Peza: Nuk kam dhënë dorëheqjen, deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë!

Në mediat online qarkulloi sot një lajm se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Alfred Peza.

“Deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë. Për mandatet e tjera të shohim”, ka thënë Peza për Vox News.

Gjithësesi duhet pritur që edhe Peza të qartësohet mirë, në ka dhënë apo jo dorëheqjen, pasi nën pushtetin e Ramës nuk janë të pakta rastet që zyrtarë të lartë si ministra, deputetë e drejtues të tjerë të ngjashëm me Pezën e kanë marrë vesh nga media që kanë dhënë dorëheqjen, ose që janë emëruar në detyra publike.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …