Berisha: Edvin McGonigali do përfundosh te Charles McGonigali, nuk të mbron dot atje Damani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, theksoi se Edi Rama dop të dënohet si Charles McGonigal. Berisha deklaroi se, Edi Ramën atje në SHBA nuk e mbron dot as Damani, Kraja as Gjoka dhe asnjë tjetër.

“Çdo ditë del nga një rast, por në qoftë se nuk ke drejtësi, në qoftë se nuk ka votë të lirë, çfarë u mbetet qytetarëve?

Në qoftë se shkelmohen interesat tua në mënyrën më të paligjshme, mbetet vetëm një rrugë: t’i dalësh zot vetes, t’i dalësh zot interesave tua, të ngrihesh në mosbindje civile, të përzëmë këtë regjim, i cili kryesohet, udhëhiqet nga një njeri, që prej 25 vitesh vjedh shqiptarët.

Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!

Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!

I trajton ata në një armiqësi të egër.

Aplikon politika të përzënies së tyre nga vendi.

U rrëmben votën, lirinë dhe dinjitetin.

A pranohet më tutje ky?

Çdo shqiptar duhet t’i shndërrojë vetes pyetjen, asnjë njeri nuk mund të pranojë një kryeministër si ky.

Mos harroni se ky njeri ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA.

Sigurisht, mafia ndërkombëtare përpiqet ta mbrojë atë, por e garantoj se kurrë nuk do shpëtojë nga ai krim dhe asnjë krim tjetër.

Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali.

Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani. Mercenarë në sistemin e drejtësisë.

Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar, mbarë shqiptarët në këtë betejë të drejtë.

Cilido shqiptar që e ndjen se i janë shkelmuar interesat e tij, djersa, mundi i tij, duhet të bashkohet me ne.

Të bashkohemi në këtë betejë, të ecim drejt fitores.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Jonathan Pano: Ne nuk të dorëzohemi përballë këtyre hajdutëve!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano gjatë fjalës së tij në protestë ka …