Berisha: Ja ku e katandisi arsimin Edi Rama dhe narkoshteti i tij!

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka publikuar reagimin e aktivistit të njohur, Rigels Xhemollari, lektor në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, i cili me një shembull të thjeshtë ka zbuluar të vërtetën dramatike të shkatërrimit të sistemit arsimor në vend gjatë një dekade nga qeveria aktuale.

“Ja ku e katandisi arsimin Edi Rama dhe narkoshteti i tij”, shkruan Berisha.

Reagimi i aktivistit Rigels Xhemollari

“Në universitetin e Durrësit, – shprehet Xhemollari, –  në degën e Historisë, ka vetëm një student për mësues historie dhe ka 30 pedagogë që i japin mësim, këtij studentit të Historisë, që marrin rrogën për këtë studentin e Historisë dhe nuk e dimë nëse ky student a do të vazhdojë master dhe a do të bëhet mësues apo do të zgjedhë rrugën e emigrimit, që do të thotë se kemi një mungesë të madhe planifikimi përsa i përket degëve të mësuesisë.

Kjo nuk ka ndodhur tani. gabimi ka ndodhur në vitet 2017, 2018 kur u vendosën kritere të forta, kur u bllokuan hallkat që çdo student që nuk kishte mesataren 8 nuk mund të shkonte në Mësuesi dhe çfarë ndodhi?! Iu referuam asaj masatares fiktive të Maturës dhe çfarë ndodhi?! Tashmë është e vështirë ta korrigjojmë në këtë moment. Në kabinetet e ministrave janë njerëz, të cilët bëjnë “share”, bëjnë “like”, bëjnë propagandë dhe nuk e orientojnë ministrin dhe institucionin e tij drejt politikave të duhura arsimore”.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …