Nga Gent STRAZIMIRI
Jorgo Goro dhe Stavri Mëhilli janë arrestuar nga SPAK, se kanë tjetërsuar 5512 m2 tokë shtet në Himarë, brenda 5 ditësh…
Edi Rama dhe Karlo Bollino nuk arrestohen nga SPAK, megjithëse kanë tjetërsuar rreth 5000 m2 tokë shtet në Tiranë, brenda 7 muajsh…
Duke qenë se vepra penale është e njëjta por në burg janë vetëm Goro e Mëhilli por jo Rama e Bollino:
Cila është vepra penale që ka kryer Goro-Mëhilli dhe që dallon nga ajo që ka kryer Rama-Bollino:
- Kanë tjetërsuar 512 m2 më shumë se Rama-Bollino?
- Tjetërsimin e ka bërë brenda 5 ditësh e jo brenda 7 muajsh si Rama-Bollino?
- Ka tjetërsuar tokë në Himarë dhe jo në Tiranë si Rama-Bollino?
Në pritje të përgjigjes së saktë përshëndes ‘heronjtë e fëmijëve tanë’ dhe mbështetësit e tyre kudo si ndodhen.