Rama do të merret në pyetje në komisionin hetimor për dy koncesionet korruptive

Kryetarja e Komisonit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi përmendi një sërë emrash, që do të merren në pyetje. Vokshi tha se do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj, Anila Denajn dhe Albana Koçiun. Ajo tha se dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor.

Nuk kanë munguar edhe “thumbat” mes kryetares Albana Vokshi dhe Petro Koçit. Ky i fundit i ka theksuar Vokshit se etika e këtij komisioni varet nga ajo dhe theksoi se nuk janë të nevojshme përplasjet. Ndërsa Vokshi iu drejtua se ka ikur koha kur mazhoanca emëronte opozitën.

Petro Koçi: Fillimi i punimeve të këtij komisioni nuk është i mbarë. Nuk është dalluar historia e komisioneve nga urtësia. Roli i moderatorit, shumë i rëndësishëm. Kemi përsipër një përgjegjësi të madhe. Përfundimi pas 4 muajsh i këtij komisioni nuk do të ishte e udhës që të dilte me dy raporte. Etika varet nga ai ose ajo që drejton. Nuk besoj se një palë ka ardhur për të sulmuar dhe pala tjetër për të mbrojtur. Kërkesa që kanë bërë deputetët ka qenë e shtjelluar. Do të doja që të ecnim ndryshe. Jo me ndërhyrje që ngacmojmë nervat e njëri-tjetrit.

Vokshi: E kuptoj që asnjëri prej jush nuk do të donte që unë të isha këtu. Ka ikur koha kur mazhoranca emëronte opozitën. Jemi të bazuar në institucionet zyrtare. Do kemi rastet kur ju të mazhorancës të tregoni etikën. Do t’ju thoja ta merrni me qetësi se do na duhet të punojmë në mënyrë të përditshme dhe me orare të zgjatura. Kemi të bëjmë me afera korruptive që duhen zbardhur.

About Redaksia

Check Also

Celibashi e pranon: Procesi jashtë çdo standardi!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qënë i ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri …