Ka nisur punën komisioni hetimor për koncesionin e sterilizimit dhe Check-Up. Deputetja Albana Vokshi, e cila do të drejtojë komisionin hetimor, tha se, korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisë.
Mbledhja ka nisur me debate, pasi Zv.kryetari socialist Plarent Ndreca ia ka ndërprerë fjalën kryetares Albana Vokshi, e cila ka shpjeguar që në nisje arsyet pse u kërkua nga opozita ngritja e këtij komisioni, situata e rënduar në shëndetësi dhe abuzimet, korrupsioni.
“Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar”, tha Vokshi.