Berisha: Të krijojmë qeverinë teknike dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka.

“Miqtë e mi, korrupsioni është mynxyrë.

Është mynxyrë e madhe!

Është rrënimtar.

Ndaj dhe edhe njëherë, rikthehem te stadiumi i Kavajës 34 vite më parë.

Rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka.

Ndaj duhet guxim, guxim dhe guxim. Dhe të shporrim, të largojmë nga pushteti këtë bandë, këtë aleancë të pushtetit me krimin.

Të krijojmë qeverinë teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Koha është e guximtarëve, guximtareve.

Ndaj dhe koha ka ardhur, çdo ditë që kalon është ditë e humbur të ecur të sigurt drejt fitores që na pret.

Drejt fitores që meritojmë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Pisllëqe nën regjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ …