Ivi Kaso: Berisha dhe Malltezi të burgosur politikë, Goron e arrestuan me regji

Ivi Kaso, anëtar i Kryesisë së PD-së, në ditën e 85 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se Shqipëria që jetojmë ne sot është burgosja politike e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

“Për fat të keq në Shqipëri nuk është e lehtë të jesh opozitar, të jesh opozitar në Shqipërinë e Edi Ramës, nuk të lejohet as të votosh, shqiptarët ose duhet të votojnë me këmbë, ose duhet të ikin nga sytë këmbët. Në Shqipërinë e Edi Ramës rrezikon të intimidohesh, të dhunohesh, sikundër i ndodhi gazetares Ambrozia Meta.

Në Shqipërinë e Edi Ramës ka edhe një tjetër të burgosur politik, Fredi Belerin, që është në burg që Edi Rama dhe të tijtë të vjedhin pronat në bregdet.

Patëm edhe një arrestim, atë të Jorgo Goros, por ky ishte një arrestim me regji për të shpëtuar Olta Xhaçkën. Goro është në burg nga ata që e detyruan të firmosë me një këmbë, atë që i kërkuan, për të shpallur investiture strategjike Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj”, tha Kaso.

Ai i ka drejtuar një thirrje organeve të drejtësisë që të kthehen në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe të lirojnë liderin e opozitës, Sali Berisha dhe anëtarin e Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …