Kadiu: Akuzat ndaj Berishës të stisura, të mjerët mendojnë se do mbyllin opozitën

Hysen Kadiu, kreu i degës së PD Kavajë, gjatë një takimi me demokratët ku ishin të pranishëm deputetë dhe drejtues të kësaj partie, tha se Kavaja është shtëpia e demokracisë. Ai tha se 34 vite më parë ishte Kavaja që nisi revoltën dhe po kështu vrau edhe frikën e mbjellë nga regjimi i kuq.

Kadiu tha se ne duhet të besojmë te ai qytetari i thjeshtë, dinjiteti i të cilit është shkelur.

“Ne duhet të besojmë te forca e të rinjve, duhet ti zgjasim dorën arsimtarëve, mjekëve, fermerëve, inxhinierëve dhe çdo shqiptari që ropatet për të mbijetuar.

Të besojmë te forca dhe potenciali i tyre. Sot që po flasim 1/3 e qeverisë ndodhet pas hekurave, ata që kanë mbetur ose janë pjesë e dosjeve të hapura ose që do të happen”, tha ai.

Akuzat që po hidhen ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, janë të stisura.

“Të mjerët mendojnë se duke mbyllur Sali Berishën, do të mbyllin opozitën. Aty ku ndodhet opozita ndodhet Sali Berisha, aty ku ndodhen parimet ndodhet Sali Berisha”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …