Masakra me pronat në zonat e mbrojtura nga Rama dhe oligarkët e tij

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për grabitjen e pronave në bregdet.

Sejamini tha se faza e dytë e grabitjes, po ndodh me zonat e mbrojtura, ku oligarkët, duke e ditur se qeveria do të ndryshonte ligjin duke lejuar ndërtimet, kanë blerë toka me çmime qesharake, të cilat sot kanë vlara marramendëse dhe pritet t’i shfrytëzojnë.

“Ke një zonë të mbrojtur buzë detit, që ka pronësi private, çmimi i tokës është minimal. Një fshatar, ta shet tokën me 10 euro metri katror. Vijnë oligarkët dhe blejnë toka në zonat e mbrojtura në mënyrë masive, në Vlorë, Zvërnec, Lezhë, me çmime qesharake.

Qeveria ndryshon ligjin e zonave të mbrojtura. Nga tokë me vlerë minimale, me një vendim qeverie vlera njëqind fishohet.

Më thuaj, a ka ndonjë mundësi që ta blintë këtë tokë oligarku pa e ditur që do të ndryshonte ligji?

Në Shqipëri, me të filluar ndërtimet në zonat e mbrojtura do të shihni pronarët.

Pra pasi u grabit bregdeti me ligjin 7501, tani faza tjetër është ndërtimi në zonat e mbrojtura kur këto toka i kanë blerë paraprakisht oligarkët”, tha Sejamini

About Krye Redaktor

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …