Malkaj: Jetojmë një diktaturë perverse, mirë që shemb e vret, por edhe gëzon me fatkeqësinë e tjetrit!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, gjatë fjalës në “Rrugën e Shpresës” poshtë shtëpisë së liderit të PD, Sali Berisha rikujtoi se, sot është Dita Ndërkombëtare e Tetatrit, por ne si popull fatkeq, nuk e kemi më një të tillë. Malkaj tha se, jetojmë një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon me fatkeqësinë e tjetrit.

“Se këtu thonë që po rrëshqet në diktaturë, jo mor njerëz, ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit”, shtoi Malka ndër të tjera.

Shqipëria ju meriton, që ju ka juve, unë vazhdoj të kem mendimin tim se kjo drejtësia e re është më e vjetër, se drejtësia e vjetër.

Për mua, dhe unë nuk e diskutoj fare këtë.

Sot është dita ndërkombëtare e Teatrit dhe ne jemi fatkeqë, nuk kemi Teatër se kështu donte ai.

Jemi të vetmit në Europë dhe ndoshta dhe më gjerë, që nuk kemi Teatër Kombëtar, se kështu do kryeministri vendit.

Se këtu thonë që po rrëshqet në diktaturë, jo mor njerëz, ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.

Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit.

Këtu kam ca zonja këtu para, që mund të më thonë: Si i lajnë shkallët nga poshtë, apo nga lart?

Nga lart sigurisht!

Drejtësia e re është më e vjetër se “drejtësia e vjetër”!

Po ky SPAK pse nuk e fillon nga lart luftën kundër korrupsionit?!

Dhe nga lart është ai, por e fillon nga poshtë, nga pastruesja, se aty qëndron gjithë korrupsioni sipas tyre”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …