Nga Adriana KALAJA
Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt i vetmi në botë, por me disa pushtetarë që luajnë Teatër me jetën tonë, sjell një vendim precedent të ngjashëm me atë çfarë kemi nisur nga 2020.
Një paralele midis prishjes barbare dhe talebaneske të Teatrit Kombëtar dhe prishjes në mënyrë të jashtëligjshme të pub-it (Pijetores) Carlton Tavern në Londër në vitin 2015, nga ndërtues të pa skrupullt dhe zyrtarë të korruptuar në Bashkinë e Londrës (ashru si në Shqipëri).
Pub-i Carlton Tavern u ndërtua në vitin 1922 dhe u shëmb në mënyrë të paligjshme në vitin 2015 nga ndërtues që më së shumti kërkonin tokën për shkak të lokacionit.
Carlton Tavern ishte e vetmja ndërtesë në atë rrugë që u shpëtoi bombardimeve naziste të operacionit Blitz gjatë Luftës së II botërore.
Në gusht të vitit 2022, një Gjykatës në Gjykatën e Kilburn vendosi që Carlton Tavern do rindërtohet ATY KU ISHTE ASHTU SIÇ ISHYE, me shpenzimet e ndërtuesve të cilët e kishin blerë pub-in me mënyra korruptive dhe më pas pub-i do t’i nënshtrohej një ankandi të ri, me kushtin që nuk do ndryshonte destinacion apo strukturë.
Po pse u shqetësuan këta avokatët që trainohen dhe paguhen nga Fondacioni Soros?
Këtë rrugë kemi zgjedhur edhe ne.
Pas dënimit të fajtorëve në procesin penal, do jetë procesi civil i shpërblimit të dëmit, ku rindërtimi do bëhet me paratë e atyre që e proshën.
Pra linja ligjore është e njëjtë dhe e duhura.
Po nga dallon kjo betejë e jona me atë vendim në gjykatat angleze?
Se tek ne nuk ka gjykatë dhe drejtësi.
Madje, arroganca e pushtetit shkon deri aty që prej korrikut të vitit 2021 (pra gati një vit para këtij vendimi), nuk pranon të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetues duke i bërë NUL, si Ligjin Special Fusha ashtu edhe VKM e transferimit të pronës nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.
Dhe gjithë këtij “Teatri” të madh të pushtetarëve, i shtohet edhe aktrimi i “aktorëve” të rinj që duan të promovohen nga pushteti siç është SPAK.
Po ne çfarë do bëjmë tani që kemi hyrë në vitin e 7 të Protestës?
Do e çojmë deri në fund.
Kemi dhënë prova për këtë.
Vendimi i sipër cituar dëshmon se jemi në rrugën e duhur.
Deri atëhere,
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
PS: Të dhënat për këtë vendim janë marë nga miku i Teatrit dhe Qebdrestarëve, Leandër Prifti.