Afera e sterilizimi, loja e SPAK me ish-ministrin Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Beqaj është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza ‘shpërdorim detyre’.

Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

About Redaksia

Check Also

Serbia-shtet terrorist, kërcënon me vrasje Albin Kurtin/ Rama, letra dashurie me Vuçiç

Serbia kërcënon me vrasje Albin Kurtin në një kohë që pengu i Vucic në Tiranë, …