Arrestohen drejtorët e Veliajt, Marigl Qato, Redi Molla dhe disa ish-drejtorë  

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato, ish-drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe Redi Molla, ish drejtori i UKT-së.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 9 masa sigurie në total, ku tre prej tyre janë “arrest në burg” dhe të tjerët “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”.

Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen “5D KONSTRUKSION”, për të cilën opozita dhe Boldnews.al ka bërë disa denoncime.

Kompania “5D KONSTRUKSION”, e zotëruar nga familjarët e Mariglen Qatos, ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016. Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK.

Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos.

Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti. Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke.

Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë. 6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë.

Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.

Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë. 9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion.

Deri këtu çdo veprim duket ligjor, por nëse futemi në detaje do të kuptojmë rrjetin nepotik me epiqendër Mariglen Qaton:

Muhamet Petriti është babai i Elsa Qatos, e cila është bashkeshorte Alfred Qato. Nga verifikimet, Alfredi është vëllai i Mariglen Qatos, Drejtori i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit Tiranë.

Muhamet Petriti figuron i punësuar si bukëpjekës tek Vjollca Petriti, bashkëshortja e tij, regjistruar në vitin 2013, si person fizik me aktivitet Prodhime Brumi.

Elsa Qato, kunata e Mariglen Qatos, ështe e punësuar në biznesin e Vjollca Petritit, nënës së saj, së bashku me të motrën.

Alfred Qato, vëllai i Mariglenit figuron si drejtor në prodhim te Alfred Qato person fizik dhe  tek kompania V.A.S KONSTRUKSION në pozicionin karpentier me pagen 34.000 leke.

 

 

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …