Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho. Kurse nga mazhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi.

“Prioritet për opozitën dhe grupin e punës është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat.

Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …