Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Ramës

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.

234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit, për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

About Redaksia

Check Also

Serbia-shtet terrorist, kërcënon me vrasje Albin Kurtin/ Rama, letra dashurie me Vuçiç

Serbia kërcënon me vrasje Albin Kurtin në një kohë që pengu i Vucic në Tiranë, …