Qeveria e PD ka qenë faktor kyç në realizimin e reformave për anëtarësimin në NATO

Nga Neada Stana

Mirëmbrëma te gjithëve,

Tashmë ne njihemi se shihemi dhe takohemi thuajse përditë këtu në Rrugicën e Shpresës por po prezantohem, jam Neada Stana anëtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca i Partisë Demokratike.

Gjatë qeverisjes së saj Partia Demokratike ka kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë përmes një politike që kishte thelbësore interesin kombëtar, dhe në funksion të tij marrëdhëniet me fqinjët dhe aleatët tanë.

Partia Demokratike ka lindur si një forcë antikomuniste, euro-atlantike, dhe ka pasur përherë një qasje pro-Perëndimore në politikën e saj të jashtme. Modeli ynë shtetformues, ekonomik e shoqëror ka qenë dhe është i bazuar në modelin e suksesshëm amerikan, britanik e europian, për t’u marrë më të mirën, me qëllim ndërtimin e tregut të lirë, institucioneve të forta e demokracisë funksionale.

Prej krijimit, PD ka vendosur dhe ka zhvilluar një dialog të ngushtë dhe serioz me shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe me organizatat ndërkombëtare të tjera. Ky përvjetor i futjes së Shqipërisë në NATO është një moment reflektimi, mbi politikat e suksesshme të qeverive të djathta shqiptare, reformave që kanë bërë të mundur integrimin tonë në NATO dhe në institucione të tjera, dhe një moment për të menduar për vizionin tonë për të ardhmen e vendit.

Ne jemi të vetëdijshëm se marrëdhëniet tona të ngushta diplomatike me partnerët strategjikë, si SHBA-ja, dhe partnerët evropianë, janë thelbësore për të ardhmen tonë.

Ky bashkëpunim është prioritet për ne, dhe qëndron në bazë të politikave tona për të ardhmen, duke përfshirë rritjen ekonomike, sigurinë kombëtare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Një bashkëpunim serioz dhe i bazuar në interesin kombëtar. Dhe jo show politik pa substancë bashkëpunimi siç bën kryeministri aktual i Shqipërisë.

Partia Demokratike synon një bashkëpunim të bazuar në korrektësi, transparencë, dhe në interesat e përbashkëta të Shqipërisë dhe aleatëve të saj strategjikë.

PD-ja ka shfaqur një përkushtim të vazhdueshëm për të rritur e forcuar demokracinë shqiptare duke promovuar në të njëjtën kohë stabilitetin dhe paqen në një rajon delikat si Ballkani. PD e ka të qartë se demokracia e stabiliteti duhet të shkojnë së bashku, pasi sakrifikimi i demokracisë për hir të stabilitetit, përfundimisht sjell autokraci dhe destabilitet.

Qeveria e PD-së ka qenë faktor kyç në realizimin e reformave të nevojshme për të plotësuar kriteret për anëtarësimin në NATO, duke përfshirë këtu modernizimin e forcave tona ushtarake dhe përmirësimin e kapaciteteve, rritjen e kredibilitetit të vendit tonë përkundrejt partnerëve tanë dhe forcimin të ekonomisë.

Diplomacia e jashtme ka qenë gjithashtu një armë e fuqishme e PD-së në këtë proces, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, dhe politikave ndërkombëtare. Shqipëria përgjatë qeverisjes së PD qëndronte kokëlartë mes vendeve aleate Perëndimore, në mënyrë të paekuivok.

Bazuar në sukseset e qeverisjes së saj, PD synon edhe një diplomaci ekonomike, ku me garë të lirë e të ndershme, duke respektuar rregullat e tregut të lirë, të vijnë investitorë seriozë Perëndimorë, duke hequr sytë nga Lindja që i kemi pasur këto vite e duke shkuar drejt Perëndimit.

*Fjala ne tubimin qytetar, anetare e departamentit ‘Brain Gain’ ne PD

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …