Video/ Rama e pranoi, Olsi ka udhëtuar 18 herë së bashku me anëtarët e grupit Xibraka

Lideri i opozitës, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u ndalur në denoncimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e drogës në Xibrakë, shprehet se për herë të parë klani mafioz Rama pranoi se personi i paidentifikuar në dosjen gjyqësore ishte vet Olsi Rama.

Berisha shkruan se në fletërrufen e tij ‘Fajin e ka Saliu’ klani mafioz Rama i tmerruar ndoshta edhe nga dokumenta të tjera që mund të dalin, foto dhe video të personit të paidentifikuar që të tregojnë se ky person misterioz është siç dëshmon sistemi TIMS është vetë Olsi Rama, ky i fundit pohoi se është takuar me anëtarët e grupi të Xibrakës, ka udhëtuar 18 herë së bashku me ta dhe ka përdorur të njëjtën makinë, por sipas tij këto nuk e implikojnë atë sepse kushdo që e njeh Olsin e njeh për djal të mirë.

Reagimi i lideri të opozitës, Berisha

Studio është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska!

Mbrëmë në studio ranë në tepsi kokat e klanit mafioz më të rrezikshëm në Europë.

Miq, ata që patën rastin të ndjekin emisionin ‘Opinion’ mbrëmë me protagonist kryesor nëkryetarin e PD,  Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhin dhe klanin mafioz Rama patën rastin të shohin se si ranë në tepsi kokat e mafiozëve Edi dhe Olisi Rama. Kjo dyshe de facto u dorëzua para dokumentave zyrtare të dosjes gjyqësore, raporteve  të Policisë dhe të dhënave të TIMS.

Sipas sinjalizimeve nga autoritet ligjzbatuese të Hanovre RF Gjermani policia shqiptare me urdhër të prokurorisë nisi nga fundi i vitit 2014 hetimin dhe survejimin e një grupi trafikantësh kokaine të cilët kishin instaluar në Xibrakë një laborator kokaine në të cilin në momentin e bllokimit nga policia u gjendën 200 fuçi me solucion që përmbante sipas ekspertve 10% kokaine, pra në total rreth 1 ton kokainë.

Gjatë hetimit dhe survejimit të grupit, policia raporton se ka identifikuar katër personat kryesor të këtij grupi të cilët zhvillonin së bashku mbledhje të fsheta, përdornin të njëjtën makinë me targa AA653DM. Në raportet e policisë tre personat e këtij grupi janë: Genti Xhixhen, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha.

Kurse anëtarin apo bashkëpunëtorin e katërt të grupit policia ndonëse në raportet e saj e përshkruan pamjen si person me flokë të shkurtra dhe i tregon dhe moshën 45 vjec asnjëherë nuk i regjistron emrin, por e raporton  pa emër si ‘unidentified person’.

Ky person i paidentifikuar zbulohet nga sistemi TIMS tek kalonte kufirin me makinën me targa AA653DM. Nga pasaporta (nr i sa,j fotografia emri dhe mbiemeri del se ai ishte Olsi Rama) i vëllai i kryeministrit Edi Rama .

Megjithëse sistemi TIMS zbuloi në mënyrë të qartë dhe përfundimtar së anëtari kryesor i katërt i bandës së Xibrakës ishte Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës gjatë procesit gjyqësor të grupit të Xibrakës ky person u mbajt përsëri si personi i paidentifikuar dhe fashikulli i tij nga prokurorët Osi Cela dhe Kondili u nda veças dhe u arkivua. Por edhe grupi që u gjykua sot është i lirë mbasi prokuroria në shkelje flagrante të ligjit nuk bëri rekurs në gjykatën e lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit. Kurse prokurorët e çështjes Olsi Çela u votua nga mazhoranca e Ramëa prokuror i përgjithshëm ndërsa Kondili u propozua për drejtues të prokurorisë speciale.

Mirëpo mbrëmë për herë të parë klani mafioz Rama pranoi se personi i paidentifikuar në dosjen gjyqësore ishte vet Olsi Rama. Në fletërrufen e tij ‘Fajin e ka Saliu’ klani mafioz Rama i tmerruar ndoshta edhe nga dokumenta të tjera që mund të dalin foto dhe video të personit të paidentifikuar që të tregojnë se ky person misterioz është siç dëshmon sistemi TIMS është vetë Olsi Rama, ky i fundit pohoi se është takuar me anëtarët e grupi të Xibrakës, ka udhtuar 18 herë së bashku me ta dhe ka përdorur të njëjtën makinë, por sipas tij këto nuk e implikojnë atë sepse kushdo që e njeh Olsin e njeh për djal të mirë.

Me këtë  pohim Olsi ndoqi shembullin vëllait të madh Edit, që për provë të vetme për faktet, dokumentat që dëshmojnë se ai vjedh, ai sjell gjatësin e tij trupore 2 metroshe e cila nuk e lejon atë të vjedh ndaj dhe nuk ka hajdut dy metra të gjatë. Qytetarët mbrëmë patën rastin të shohin se si një studio televizive zbuloi para tyre personin e shpallur sekret shtetëror nga narkoshteti i Don Edvinit dhe më e forta se si ranë në tepsi  kokat e klanit më të rrezikshëm mafioz në Europë para syve te qindra e mijera shqiptarëve që po ndiqnin Opinionin!

Ps video ështe një kronikë e vitit 2015 për fabrikën gjigande të Klanit Rama. #sb

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …