Dhjetëra telefonata nga Kryeministria mediave për të mos publikuar denoncimin e Bardhit për Olsi Ramën

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar në rrjetet sociale presionin që Qeveria ka ushtruar ndaj mediave për të censuruar denoncimin e Gazment Bardhit për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’.

Stafa shkruan se  ky lajm përfshin interes të madh publik, pasi familjari i kryeministrit, sipas Bardhit, është lënë i “panjohur” në dosje, vetëm se është vëllai i tij. Pra policia dhe prokuroria me dashje s’kanë pasur guxim ta identifikojnë, dikë që e dinin se kush ishte.

Postimi i gazetarit Osman Stafa

Ditën e djeshme Gazment Bardhi ka bërë një denoncim të fortë, të paktën përgjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Një denoncim i mbështetur, sipas asaj që publikoi, në fakte dhe prova që implikojnë vëllain e

Kryeministrit Rama, në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Ky lajm përfshin interes të madh publik, pasi familjari i kryeministrit, sipas Bardhit, është lënë i “panjohur” në dosje, vetëm se është vëllai i tij. Pra policia dhe prokuroria me dashje s’kanë pasur guxim ta identifikojnë, dikë që e dinin se kush ishte.

Por ditën e djeshme pamë një nga ngjarjet më të turpshme sa i takon pushtetit të katërt, ai i cili është garantori i interesit publik. Denoncimi i Gazment Bardhit është lajm me interes publik, por shumë media vendosën të mos e transmetojnë kur Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, po bënte denoncimin. Jo vetëm kaq, por më e turpshme ishte fakti tjetër kur media e portale që e bënë si lajm në fillim, pas disa orësh e fshinë.

Dita e djeshme tregoi edhe njëherë kapjen e mediave nga qeveria. Një problem i cili është dokumentuar vit pas viti edhe nga raportet ndërkombëtare.

Pretendohet se nga Kryeministria, ditën e djeshme, janë bërë dhjetra telefonata, ku u është kërkuar mediave të ndryshme të mospublikojnë denoncimin apo ta fshijnë. Presioni që përdor qeveria përballë medias, është censurim i interesit publik.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …