Afrovita Dhimojani, përfaqësuesja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Himarës dhe Kryetarja e degës së Partisë Demokratike, ka dhënë një prononcim për SYRI TV, në pritje të rinisjes së mbledhjes së Këshillit për të zgjedhur kryetarin e komanduar të bashkisë së Himarës.
“Kryesia e Këshillit Bashkiak të Himarës ka marrë një vendim që …Unë jam një nga anëtaret e Kryesisë dhe nuk jam njoftuar, pavarësisht se kam qenë e pranishme në sallë, – tha znj. Dhimojani. – Është një vendimmarrje e jashtëligjshme. Ligji e përcakton se kur duhet pasur ose nuk duhet pasur, prania e popullit.
Në këtë moment, Këshilli Bashkiak i Himarës po bëhet vegël e Partisë Socialiste, anëtarët përfaqësues të PS për të vazhduar me paligjshmërinë e mandatit të Kryetarit të bashkisë së Himarës.
Ne nuk do të lejojmë që mbledhja të zhvillohet pa praninë e qytetarëve. Qytetarët janë ata që na kanë sjellë ne në këtë tavolinë dhe këto karrige. Ne nuk jemi persona të emëruar këtu, kështu që nuk përcakton, nuk ka asnjë kusht ligjor që të mos ketë prani të qytetarëve.
Në këto momonte, ajo çfarë Këshilli Bashkiak i Himarës dhe unë i bëj thirrje të gjithë anëtarëve, të respektojnë votën e popullit dhe të mos bëhen vegël, mekanizëm dhe të vazhdojnë paligjshmërinë në drejtimin e bashkisë së Himarës”.