Pse gënjeu dje Olsi Rama dhe firmosi deklaratën e mllefosur të Edi Ramës?

Nga Jamarbër MALLTEZI

Dje, i bezdisur nga miza nën kësulë, Rama lëshoi një deklaratë të gjatë e të mllefosur që e nxorri si të Olsit. Pasi shau të gjithë ata që nuk lëpijnë vjedhjet masive të Edi Ramës, duke u përpjekur të viktimizonte Olsin i këputi disa gënjeshtra të trasha me shpresln se njerëzit nuk mbajnë mend dhe gazetarët nuk reagojnë. Rama tha se Olsi është kthyer në Shqipëri për të qenë drejtor Sportiv i Partizanit dhe se ngaqë nuk ndërhynte tek Edi, partizani ka mbetur pa disa barraka!

2 gënjeshtra të trasha nga sikleti: (1) Olsi Rama u kthye qysh në 2013 në Tiranë por veç 4 vite më pas, në Dhjetor 2017 i lindi në zemër ideja për të drejtuar Partizanin dhe me 5 Dhjetor 2017 shkon tek kursi i trainimit për drejtues sportiv të Federatës siç mund të konfirmohet lehtë zyrtarisht.

Pra nuk ka ardhur se kish libdur për të qenë drejtor teknik por kjo ide i lindi 4 vite pasi u kthye në Tiranë dhe 3 vite pasi që dështoi laboratori i kokainës në Xibrakë. (2) ndryshe nga gënjeshtra e Ramës (me gojën e Olsit) se kinse nuk i jep qeveria 3 barraka, në fakt Edi Rama i ka bërë dhoro plot 37,000 m2 troje nga të cilat 5,164m2 sipërfaqe ndërtimore!

Dhoro e Edvinit për biznesin privat të Olsit mban datën VKM 183 datë 09.03.2016! Pse Edi shtyu Olsin të bënte 2 gënjeshtra publike në 1 deklaratë? Përveç hallit me kokainën nëse do kish shtet ligjor dhe prokurorë të pavarur e jo lolo do duhej të jepte përgjigje për grabitjen e tokave publike për interes të xhepit të të vëllait!

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …