Babai i Fredi Belerit: Djali u rrëmbye për të marrë pronat e himarjotëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro Belerin. Meta shprehet se djali i Petro Belerit, kandidati fitues Fredi Beleri u rrëmbye nga banda në pushtet, me qëllim grabitjen e pronave të himariotëve.

Postimi i kreut të PL, Ilir Meta

Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues.

About Redaksia

Check Also

Revolta ka kuptim vetëm kur shprehet në rrugë masivisht!

Nga Nikola KEDHI Varfëria në Shqipëri ka arritur nivele të krahasueshme me vendet më të …