Protesta/ Fermerët e Fierit bllokojnë rrugën

Rreth 100 fermerë të luleshtrydhes në fshatin Adet të Fierit kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit në formë proteste për shkak se prodhimi i luleshtrydhes nuk po shitet dhe ata nuk marrin subvencione nga shteti.

Problemi qëndron se në këtë periudhë edhe vendet fqinje po nxjerrin prodhim nga serat e tyre dhe propaganda në media kundër prodhimit shqiptar, për të cilin thonë se “është me pesticide” kërkon një reagim nga shteti shqiptar.

Disa prej tyre i kanë hedhur arkat me luleshtrydhe në tokë në shenjë proteste kundër mosreagimit të shtetit.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i qeverisë/ “Rruga Qukës-Qafë Plloçë u shemb sepse ra shi…”

Qeveria ka reaguar zyrtarisht mbi shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e inauguruar dy muaj më …