Salianji: Edi Rama e ka mbyllur ciklin, Subashi para drejtësisë për inceneratorët

Ervin Salianji, nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë takimit me demokratët në Fier, tha se Edi Rama e ka mbyllur ciklin dhe nuk ka asnjë demokrat, asnjë socialist të ndershëm apo shqiptar pa parti, që nuk e ka kuptuar që Rilindja e instaloi korrupsionin në këtë vend si mënyrë jetese.

Salianji tha se sot nuk gjen asnjë ministri, asnjë fushë të pushtetit të Edi Ramës, që nuk është i kalbëzuar.

“Si ndjehet një socialist që mbush sheshet për Edi Ramën, që është komisioner e vëzhgues, kur sheh se si mbushin xhepat drejtuesit me paratë e shëndetësisë, e bashkisë, duke vjedhur taksat e qytetarëve.

Si ndjehen ata kur shohin ministren e PS-së falsifikon pronën, e merr në Himarë, Rama e shpall investiture strategjike, dhe Edi Rama vijon ta mbrojë duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Si duhet të ndihet çdo socialist kur sheh se energjia, mundi i tyre, shkon për privilegje e punë të PS-së”, tha Salianji.

Në vijim deputeti i PD-së, tha se Armando Subashi duhej të përballej me drejtësinë për inceneratorin e Fierit, por e panë si bankomat dhe u shpëtua.

“Në Lushnje, atje ku humbën jetën babë e bir nga shpërthimi në pronën e deputetit, pop se për këtë kanë votuar socialistët e ndershëm?

Ja çfarë brumi janë këta që vijnë nga sekti i Rilindjes. Kohan a ka dhënë të drejtë në çdo denoncim që kemi bërë ndaj çdo zyrtari, por nuk kemi asnjë gëzim e lumturi, kur sheh se në çfarë derexheje e katandisi shtetin Edi Rama.

Ndaj liderit të opozitës u aplikuan të gjitha format për ti mbyllur gojën”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …