15 vjet Shqipëri në NATO, Zhulali: Ja pse Edi Rama u zhduk sot…

Në ditën e 91 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, drejtore e Departamentit të Marrdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali tha se, sot është një ditë e shënuar për Shqipërinë, pasi shënon 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Ajo tha se kjo është një nga arritjet më kuptimplote për Shqipërinë. “Arratisja e Edi Ramës nga kjo ngjarje përforëcon edhe më shumë kontrastin e thellë që qëndron mes aventurave politike të bandës në pushtet dhe PD-së, forcës politike që udhëhoqi këtë process të jashtëzakonshëm”, tha Zhulali.

Ajo  ka renditur të gjitha reformat e ndërmarra nga Qeveria Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zhulali tha se, krahas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kemi bërë hapat më domethënës në integrimin në BE.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …