Berisha: Turqia po ndryshon! Opozita fiton zgjedhjet!

Të dashur miq, Opozita turke e udhëhequr nga Partia Republikane Popullore fitoi zgjedhjet lokale në Turqi.

Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe nderhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqiperia 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona. #sb

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …