Përgjimet nxjerrin zbuluar drejtoreshën e Veliajt: Vetëm shikojini tamam se mos hamë noi burg…

Bisedat e Bejkos janë zbardhur nga celulari i saj i sekuestruar gjatë bastisjes së zyrave të kompanisë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SPAK ka zbardhur bisedat e Jonida Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D Konstruktion”. Në bisedë e sipër me një të njohurin e saj i tregon atij hotelin që drejtorët e Veliajt po ndërtonin në Durrës duke shtuar se “është aks. pronari jon… Lali eri… e kta”. Bisedat e Bejkos janë zbardhur nga celulari i saj i sekuestruar gjatë bastisjes së zyrave të kompanisë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bejko tregon se si i kishin kërkuar që të përfshihej në fushatën e Partisë Socialiste, pasi dihej se pronarët realë të kompanisë “5D Konstruksion” ishin drejtorë në bashkinë e Erjon Veliajt. Vetë punonjësja, pranon në bisedat me miqtë e saj se Mariglen Qato është një nga njerëzit më të rëndësishëm në bashki, praktikisht nr.2 i institucionit, pas Erjon Veliajt.

Nga biseda të tilla, të nxjerra nga celularët e punonjësve të kompanisë, prokurorët kanë krijuar bindjen se pronarët realë janë Mariglen Qato dhe Redi Molla. Më pas, kanë verifikuar nëse bisedat korrespondojnë me lëvizjet e parave në bankë, apo me procedurat e tenderave në bashki. Gjithçka ka rezultuar e qartë: kompania “5d Konstruksion” u krijua nga drejtorët e bashkisë për të fituar tenderat e institucionit. Nga viti 2016 deri në 2020 me kompaninë e tyre, rezulton se kanë fituar 13 tendera në bashki dhe 10 tendera tek ujësjellësi që e drejtonin vetë. Fitimet janë disa qindra miliona lekë. Nga aty drejtorët i tenderonin tek kompania e tyre private dhe më pas në xhepat e tyre.

Një e dhënë e rëndësishme për prokurorët kanë qenë disa blloqe me shënime personale të administratorit të kompanisë “5D Konstruktion” Nestor Muhametllari. Ky person rezulton të jetë edhe truri i kompanisë. Nestor Muhametllari merrej si për të “kopsitur” procedurat fiktive të tenderave të trukuar, ashtu edhe për ndarjen e parave mes drejtorëve të bashkisë, duke ruajtur një lloj ekuilibri në marrëdhëniet mes tyre. Në bllokun me shënime që iu gjet Nestor Muhametllarit, emrat e dy drejtorëve janë të shenjuar me (M) për Mariglen Qaton dhe me (R) për Redi Mollën.

Pjesë nga shënimet e bllokut të Nestor Muhametllarit që mbante llogaritë e parave të drejtorëve të Bashkisë

Nga leximi i dosjes, rezulton se Nestor Muhametllari kishte të njëjtin rol si Klodian Zoto në aferën e inceneratorëve. Pasi mbaronte punë me letrat e kompanisë private, Nestori merrej me dokumentat shtetërore, ku i duhej të përgatiste tenderat me porosi, në mënyrë që të skualifikonte kompanitë e tjera në garë dhe ta fitonte tenderin për kompaninë “5D”.

Nga mesazhet në celularët e sekuestruar del se drejtuesja e institucionit, Deborah Keçi është gjithë kohës në komunikim me Nestor Muhametllarin gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Ajo i ka urdhrat të qarta: paratë duhet të kalojnë tek kompania “5D” dhe për këtë duhet t’i bindet Nestor Muhametllarit. Deborah Keçi i jep Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundëson hyrjen në sistem në mënyrë që ai të hedhë vetë të dhënat, duke u pajisur me “user” dhe “password” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Deborah Keçi skualifikon kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë” dhe shpall fituese kompaninë “5D”. Në fund, bashkë me Nestor Muhametllarin i përgjigjet edhe kompanive që kanë ankimuar tenderin. Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne whatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …