Propagandë nga shtrati i spitalit…

Nga Iva V.GRILLO

Se sa i mirë, efikas dhe sa “e ka zilí gjithë bota” sistemin shëndetësor shqiptar… këtë dinë vetëm qytetarët e zakonshëm dhe jo pushtetarët që hyjnë e dalin si pacientë VIP nëpër pavione.

Të tregosh mirënjohje ndaj bluzave të bardha që të kanë shërbyer është e kuptueshme, por të bësh propagandë bajate nga shtrati i spitalit është paturpësi.

Se sa e mrekullueshme është shëndetësia shqiptare, atë e dimë ne, familjarë që kemi humbur njerëzit tanë nga papërgjegjshmëria e një sistemi pa filtra kontrolli, e dinë të sëmurët e pavioneve onkologjike të cilët sorrollaten për trajtime apo duhet të largohen nga vendi për të shpëtuar kokën, e dinë familjarë që duhet të mbledhin 20,000 euro me shpejtësi për shërbime urgjente vitale të cilat kanë qënë të mbuluara nga shteti dhe më pas i kanë kaluar privatit, etj, etj…

Mjekët e infermierët nuk janë të mirë sepse janë zgjedhur nga “portali”- siç thotë kryegënjeshtari i Tiranës… apo se në krye të shëndetësisë janë shoqet e kryetarit të Bashkisë…Mjekë e infermierë të mirë Shqipëria ka pasur plot, gjithnjë.

Tani në fakt ka edhe më pak, sepse shumë janë larguar nga politikat shpopulluese të pacientit VIP dhe shokëve të tij.

Kryetari i Bashkisë nuk ka asnjë të drejtë të mburret me arritjet personale të bluzave të bardha (“që qenkan rritur me halle” sipas tij) sepse ai dhe çeta e tij nuk kanë asnjë meritë në këtë drejtim…

Përkundrazi.

Çeta e kaçakëve ku bën pjesë dhe pacienti VIP i radhës, e ka telendisur sistemin shëndetësor shqiptar (siç po del se kanë bërë me gjithë Shqipërinë) duke e vjedhur, dhënë me PPP e duke detyruar një pjesë të mirë personeli shëndetësor që të emigrojë.

Krahasimet qesharake e propagandistike të Veliaj nuk kanë pse bëhen me vitet 1990 apo edhe me vitet 2000…krahasimet duhen bërë me vendet e rajonit për të parë vërtetë sa humane dhe efikase është “pjella” shëndetësore e Rilindjes.

Kjo e ndan shapin nga sheqeri…

Të tjerat janë propagandë e pastër të cilën gënjeshtarët patologjikë e bëjnë edhe nga shtrati i vdekjes (spitalit).

#StopFarsesVeliaj

About Redaksia

Check Also

Hierarki keqbërësish!

Nga Gent STRAZIMIRI Në çdo burg, ai që ka kryer krimin më të rëndë, më …