Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, tronditet opinioni publik

Një krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u vra me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50 të së dielës, tek rrethi i Shkozës. Adoleshenti ka humbur jetën rrugës për në spital.

Vrasja e 18-vjeçarit ka tronditur opinioni9n publik. Qytetarët shprehen se kanë mn\betur të shokuar nga kjo ngjarje. Mjaft qytetarë thonë se është rritur pasiguria.

Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë shumë persona, të paktën nga 3 persona në të dyja grupet. Viktima ishte pasagjer në njërën prej makinave.

Sipas njërit prej shokëve të viktimës, gjithçka ishte një konflikt i çastit, ku dy grupet e të rinjëve që po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kanë nisur sherrin pas fjalëve “Ç’a ke që shef?”.

Dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht, ku 18-vjeçari është goditur me thikë në gjoks, ku ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aurelio Dervishi ishte pasagjer në automjetin tip “Audi”. Shoferi i mjetit ku ndodhej viktima ka deklaruar se nuk i njihte autorët.  Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, por shoferi fillimisht nuk është bindur.

Pas krimit të rëndë, mësohet se autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore. Në makinën e autorëve tip “Volksëagen Tiguan”, ngjyrë gri, dyshohet se ndodheshin 5 persona, për të cilët Policia e Tiranës po punon për kapjen e tyre.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …