A do të votojë PS për heqjen e mandatit të Xhaçkës? Çuçi i del në mbrojtje!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

“Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores.

Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve. Pra do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Vendimet i marrim të gjithë bashkë. Ajo është një çështje që duhet ta marrë Këshilli i Mandateve. Ju këshilloj që ta lexoni mirë atë vendim. S’kemi një vendimmarrje, se nuk jam unë Këshilli i Mandateve. Nuk e mbledh unë Këshillin”, tha Çuçi.

Kujtojmë se lidhur me tjetërsimin e pronës në Himarë në favor të Artan Gaçit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës.

Ndërsa Stavri Mëhilli, përfituesi me letra false të tokës që iu shit bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Jerasimo Bashi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë, në kohën e ngjarjes, janë ende në kërkim policor.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …