Berisha: Rama i fali Olsit 37 mijë metër katrorë tokë, drejtësinë duhet ta bëjnë vetëm qytetarët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, tha se Edi Rama i fali vëllait të tij Olsi, 37 mijë metër katrorë tokë.

“A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte”, tha Berisha.

“Të dashur miq, a mund të ndodhë që me firmë dhe vulë kryeministri t’i falë me një euro, 37 mijë metër katrorë tokë, vëllait të vet.

A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte.

Të dashur miq, a do presim ne, që ndaj Olsit të veprojë drejtësia, që ndaj Edi Ramës të veprojë drejtësia?

Do ishte qesharake po të prisnim ne.

Drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët, qytetarët, qytetarët!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lul euroatlantiku bën një postim në facebook, tregon çfarë do bëjë kur të jetë kryeministër

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen. Këtë …