Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës nga dritarja e banesës ju drejtua prokurorëve të SPAK-ut, t’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5 D? Janë apo nuk janë ju që thoni Skapi bëri punë.
“Së fundmi miqtë e mi, dy fjalë për ata të cilët më falni, po nuk dua t’i fyej, por bëjnë gjithë ditën Skap, Skap, Skap, e kuptoni vetë ju.
T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5 D? Janë apo nuk janë ju që thoni Skapi bëri punë.
Skapi nuk bëri punë, por bëri poshtërsi. Se Skapi duhet t’i akuzonte ata për grup të strukturuar kriminal.
Po a e dini pse nuk i akuzon dot? Se do thonë ata që hoteli është i Lal Vjedhësit, nuk është i imi.
E dini se ç’do thonë se atë statusin e investitorit strategjik e pagoi Lal Vjedhësi me dy-tre kate te Edi Rama.
Tani t’i pyesim pak skapistët e Edi Ramës: Po ju a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë?
Turp të keni!
Turp të keni!
Turp të keni!
Duke e mbyllur, edhe njëherë ftoj shqiptarët ditën e premte tek bashkia.
Çlirimi i saj nga hajdutët, llumi, fundërrinat, rikthimi i bashkisë te qytetarët.
Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos i prit aty qytetarët.
Fitore, fitore, fitore!
Rroftë protesta, rroftë mosbindja civile.
Rroftë fitorja!
Të premten në ora 11:00, të gjithë të mbështesim aleancën për dinjitetin, aleancën për qytetin, për teatrin, kundër vjedhjes
Aleancën e fitores!
Faleminderit!”, përfundoi Berisha.