Kryetari i PD, Sali Berisha u bërithirrje qytetarëve që të premten në orën 11:00 të dalin të gjithë në protestë para Bashkisë së Tiranës! Berisha tha, nxirreni hajdutin Veliaj për zverku!
“Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.
Të gjithë në protestë.
A ka poshtërim më të madh për Tiranën?
A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.
Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.
Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.
Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.
Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.
Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.
Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia”, tha Berisha.
Check Also
Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas
Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …