Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve nga Elbasani, të cilët shkruajnë se i kanë thirrur në mbledhje për t’i anëtarësuar në PS. Njëri nga qytetarët shkruan se, na kanë thirrur për të marrë me detyrim teserën e PS. Na thanë po nuk e morët do të hiqeni nga puna sepse është urdhër nga lart.
Reagimi i Boçit
Nuk mjaftohen që po grabisin gjithçka u del përpara: para, prona e interesa.
Tani duan të grabisin dhe lirinë e vullnetet e njerëzve.
Duan t’i anëtarësojnë me zor në organizatën e PS nën tytën e kërcënimit të vendit të punës, alias “bukës së gojës”.
Denoncimet vijnë ngado.
Kjo natyrisht është shenjë e fundit të pashmangshëm por kjo situatë kërkon reagim dhe mbështetje qytetare!