Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Rama koka e krimit! Do të thirret si dëshmitar

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë po zhvillohet me debate të ashpra.

Anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë kanë votuar kundër futjes në rend dite të formularit për konfliktin e interesit. 8 vota kundër dhe 7 vota pro ishte rezultati i votimit. Kryetarja e komisionit, Albana Vpskhi tha se opozita e ka firmosur deklaratën e konfliktit të interesit, ndërsa mazhoranca refuzon.

Debatet

Bilali: Jam doktoreshë shkencash, Kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në.

Vokshi: Po bëni show.

Bilali: Ju e drejtoni këtë komision. Unë e kërkoj nga ju, nuk po sugjeroj, që si drejtuese e Komisionit të vendosni një standard për të gjithë ne. Në vijim e tutje këto epitete, krahasime, mos të ishin për asnjë nga palët.

Zhupa: Siç je ti doktoreshë shkencash, jam edhe unë, por ju po silleni si grup i strukturuar kriminal. Po mbroni njërit-tjetrin për të mos zbatuar ligjin. Këtë krahësim do ta keni gjithmonë për aq kohë sa do të shkelni ligjin dhe do të mundoheni që të mbroni njëri-tjetrin.

Vokshi: Këto do të jetojnë të gjithë dhe ata që kanë ngrënë kumbulla, apo mandarina. Ato kanë vepruar si grup kriminal, ndaj mos u bëni mburojë e këtij abuzimi. Nëse dilni mburojë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndaj ju bëheni palë. Mos e mbroni korrupsionin. Edi Rama do thirret dëshmitar sepse është pas koncesioneve, është koka e grupit të strukturuar kriminal. Do ta dëshmojmë në këtë komision.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …