Berisha: Do të hartojmë një program të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë tryezës që organizuar nga PD me biznesin e sipërmarrjen tha se, do të hartohet një program i shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore. Berisha tha se realizimi i tij kërkon si kusht ekuanom, largimin e këtij narkoregjimi, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për të gjitha këto, sot ekonomia, biznesi janë në një situatë dëshpëruese dhe kërkojnë zgjidhje sa më shpejt.

Në të vërtetë, thashë dhe njëherë, ju do të hartoni një program të shkëlqyer mbi parimet e një force politike konservatore, por realizimi i tij kërkon si kusht ekuanom, largimin e këtij narkoregjimi, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe e shfrytëzojë këtë rast për ti bërë thirrje biznesit shqiptar, biznesmenëve kudo që ndodhen të bashkohen më këtë përpjekje të madhe të opozitës, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga sistemi monist, të marrë kthesën drejt një ekonomie të lirë tregu dhe shteti ligjor dhe funksional.

U garantoj se promotor kryesor të kësaj kthese, do të jeni ju biznesmenë dhe gratë e biznesit të këtij vendi.

Edhe njëherë të gjithë anëtarëve të departamentit tuaj, por edhe gjithë bizneseve në vend ju uroj të angazhohemi në këtë betejë pa kthim për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …