Nga Alba KEPI
Bashkia e Tiranës ka sot vetëm dy rrugë;
🔴O dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë me përgjegjësinë e plotë për përfshirje në megaskandalet korruptive që kanë grabitur e keqësuar jetesën e banorëve të Tiranës
🔴 O dorëheqjen e tij dhe njëherësh shkrirjen e gjithë administratës lokale të Bashksië e vënien e saj e Tiranës nën një Komisiariat menaxhimi caktuar nga Prefekti.
Kjo është procedura e vetme e një shteti demokratik e europian përballë një katastrofe të tillë korruptive.
Megaskandalet në Bashkinë e Tiranës kanë nisur që me zbardhjen e hetimeve të bërë nga Antimafia Italiane mbi skandalin e plehrave dhe ekzistencën e një bashkëpunimi me kompani që vepronte për llogari të klani mafioz ndranghetist në Verona, e që ende vijon të operojë në Tiranë në një formë juridike e adminsitrative aspak transparente dhe që vazhdon të thithë benefite nga buxheti i Bashkisë në ulje taksa e blerje automjetesh pastrimi. (Eco Tirana).
Megaskandalet vijuan me dosjen e Antimafias së Katanzaros ku u zbardh mënyra se si Tirana pjestohej me fela për përqindje leje ndërtimi, pastrim parash e favore me princin e Ndranghetas.
Megaskandalet vijuan me Dosjen e Inceneratorëve që zbardhi miliona euro të vjedhura nga xhepat e banorëve të Tiranës që pasurojnë pronarët e kërkuar nga drejtësia në arrati e që u marrin qytetarëve tiranas sivjet nga taksat 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.
Megaskandali vijon me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, simbol i qytetit, simbol i arrtit shqiptar, vendimi ndaj të cilit u firmos në mënyrë mafioze nga ish Këshilli Bashkiak e në paligjshmëri totale me Kushtetutën shqiptare.
Megaskandalet e Bashkisë vijojnë me Dosjet e Drejtorëve që për të pangopur nga përqindjet e peshqeshet e klientëve të tyre, krijojnë kompanitë e tyre nën emra fiktivë për të vjelur tenderat e Bashkisë e fondet publike.
Megaskandalet e drejtorëve të Bashkisë nuk kanë fund, mjafton të gërmosh pak në emra kompanish apo dhe shoqatash e organizatash për të kuptuar se si ku po vidhet Tirana, populli i këtij qyteti.
Sistemi mbi të cilin po qeveriset ky qtyet është i qartë korruptiv e kriminal me afera të personave përfshirë në dosje penale e krime publike.
Pra gjëndja në të cilën ndodhet sot menaxhimi i këtij qyteti është pa RRUGë KTHIMI; Dorëheqje o Drëheqje si dhe shkrija e plotë e adminsitrimit publik të kësaj qeverisje vendore.
Po të kishte ndodhur në Itali, o kudo tjetër kryeqytet e qytet në botë, dorëheqja do ishte kërkuar nga drejtësia, Presidenti, shteti,
Fatkeqësisht Shqiëpria vazhdon të jetë një vend ku drjetësia është selektive e kreu i shteti i varuar nga Partia.
Më 5 prill ora 11.00 thirrja e banorëve, artistëve e qëndresarëve të Aleancës për Mbrojten e Teatrit për të protestuar është një gjest dashurie ndaj qytetit.
@mettere in evidenza