Olsi Rama në laboratorin e kokainës/ Rama refuzon inteprelancën në Kuvend, reagon Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pasi kryeministri Edi Rama ka refuzuar inteprelancën e kërkuar në Kuvend në lidhje me dokumentet e publikuara që implikojnë vëllain e kreut të qeverisë, Olsi Rama në laboratorin e kokainës në Xibrakë, për të cilin Bardhi ka dorëzuar edhe padi në SPAK. Bardhi i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që kjo interpelancë të përfshihet në rendin e ditës.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin.

Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrore.

Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë, ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje.

Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, shprehet Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …