Bardhi përplaset me Ballukun: Krahun e djathtë që blinte vota e ke në burg  

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë seancës plenare.

Bardhi iu drejtua zv/kryeministres duke i thënë se sot “krahun e djathtë, Evis Berberin” e ka në burg, ndërsa “krahun e majtë, drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosin” e ka kandidat për t’iu bashkuar të parit.

Sipas Bardhit, Berberi dhe Klosi janë përfshirë në blerjen e votave duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit.

“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e djathtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e majtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje.

Përqendrohemi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …