Bardhi-Spiropalit: Jepi pak zemër Ramës dhe të vijë të japë sqarime për Olsin…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në përgjigje të akuzave të Elisa Spiropalit, tha se ajo e kishte të vështirë të mbronte trafikantët e drogës.

“Gjatë fjalës kokën e mbajte ulur. Është e vështirë t’i dalësh në mbrojtje një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. Unë jam në Kuvend dhe nuk jam fshehur. Kam edhe një dosje.

Nuk vjen për të dhënë llogari për policinë, për vëllain që udhëton me trafikantët e drogës. Unë nuk kam shpikur rrotën, kam nxjerrë dosjen e prokurorisë që ju shpresonit ta zinte pluhuri i harresës.

E kam çuar në Prokurori për denoncim siç kam bërë deri më sot për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun. Me keni thënë të njëjtën gjë por e vërteta ka dal. Nuk fshihem kurrë. Jepi pak zemër atij që ke në krah dhe të vijë ai të japë sqarime”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …