Kumbara e masakrimit të zonave të mbrojtura

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro akuzohet si Kumbara e masakrimit të zonave të mbrojtura. Deputetja e PD, Ina Zhupa në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ligjin për Zonate Mbrojtura, e ka ironizuar këtë të fundit, duke e konsideruar si ministrja e ndërtimit.

Zhupa tha nga foltorja e Kuvendit se Kumbaro është kumbarja e masakrimit të zonave të mbrojtura. Sipas ligji i shërben vetëm oligarkëve që kanë para dhe parashikon që në një zonë ku bie zjarri është më mirë ta betonizosh sesa ta kthejnë në pyll.

“Ligji për zonat e mbrojtur ka kaluar zonën në të pambrojtur ku ndërtimi dhe betonizmi janë të lejuara dhe vendimmarrja për këto zona varet vetëm nga KKRRT. Ju po jepni ndërtime në zonat e mbrojtura, Divjakën, Butrintin, Velipojën t’i jepni për ndërtim. Në Butrint është ndërtuar aty ku nuk duhet të ishte ndërtuar. Doni t’i mbushni zonën e mbrojtura me betonin. Kush është ai vend tjetër që zonat e mbrojtura i marrin dhe i ndërtojnë. Ligjin e ke bërë për oligarkët, se e ke përcaktuar se ca veprimtarie lejohet. Struktura akomoduese të ekselencës 5 yje ose më shumë, nuk i bën ai që do të ndërtojë një penxhere te zona e mbrojtur, i keni bërë për të ndërtuar komplekset e vilave, siç keni bërë gjirin e manastirit. Ku të marrin plazh publik oligarkët.

Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje, vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. ë thoni si i shërben mjedisit betoni, preja e pyjeve, shfarosja e biodiversitetit? Pse dënohet në njeri që pret pyjet dhe quhet kriminel, kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur dhe shfaros zonën e mbajtur quhet investitor strategjike? Apo se i pari nuk ka para që t’ju blejë dhe tjetri ka para? Kumbaro ishte kumbarja e masakrimit të zonave të mbrojtura. Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? Mi sqaroni këto pyetje.

Dua të sqaroj opinion për gënjeshtrat tuaja. Ky çakmaku mjafton që një zonë e mbrojtur të kthehet në shesh ndërtimi me ligjin e zonjës Kumbaro. Nëse në Pishporo ndezët një zjarr dhe digjet pyjet me parimin e përshtatshmërisë është më e përshtatshme ta kthejmë në resort se në pyll. Kjo është mbrojtja që garanton Kumbaro zonave të mbrojtura”, u shpreh Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …