Velia tmerrohet nga protesta e opozitës, blindon zyrat e Bashkisë!

Erion Veliaj wshtw tmerruar nga protesta e opozitws. Pak orë para protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe me mbështetjen e opozitës, ka nisur blindimi i zyrave të Bashkisë së Tiranës. Protesta është njoftuar në orën 11:00, ndërsa pasditen e sotme ka nisur vendosja e llamarinave në dritaret e institucionit, që konsiderohet si çerdhe korrupsioni.

“Frikë e madhe e paska kapluar kreun e Organizatës Kriminale 5D, Erion Veliajn. Qënka detyruar të blindojë zyrat dhe dritaret e tempullit të korrupsionit, bashkisë Tiranë…

S’ka faj se si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës dhe hotelit 15 milionë euro në Durrës, e di mirë ai se sa thellë i ka zhytur duart në xhepat e kryeqytetasve.

Koha e banditit në krye të bashkisë ka mbaruar. Le të bashkohemi nesër sëbashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, në orën 11:00, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë.

O sot, o kurrë ✌🏻”, shkruan Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …