Vokshi: Kryeministri i detyruar të përgjigjet për përfshirjen e Olsi Ramës në trafik droge

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka kërkuar sot në foltoren e Kuvendit detyrimin që ka kreu i Qeverisë Edi Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës me Amerikën Latine.

Fjala e saj është tentuar të ndërpritet disa herë nga Kryetarja socialiste e Kuvendit, Lindita Nikolla, po Vokshi nuk e ka toleruar.

“Sot duhej të futej si pikë e parë e rendit të ditës, interpelanca urgjence me Kryeministrin se është e një interesi madhor për publikun, – theksoi Albana Vokshi. – Por hartuesit e rregullores nuk e kanë lënë në vullnetin tuaj, në dëshirën e mazhorancës për të bërë një interpelancë urgjente apo jo, por fatmirësisht ka shpëtuar edhe ndryshimeve të njëanshme, sepse u vërsulët ta ndryshonit rregulloren para disa javësh për të dënuar deputetët, dy javë, tre javë, dy muaj. Shyqyr që nuk i keni prekur disa nene të rregullores. Ajo e detyron kryeministrin, nuk ia le atij në dëshirë të vijë apo të mos vijë.

Po si qenka çështje personale nëse vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet, të njëjtën makinë sikurse organizata kriminale?!

Nikolla: Të lutem, dakord, doli thelbi i kërkesës suaj…

Vokshi: E kam për procedurë, mos ndërhyni ju lutem. Pse nuk vjen kryeministri?! Çfarë frike ka? Ka një hall të madh, apo jo?! Apo vëllai i Kryeministrit punonte për hesap të Kryeministrit?! Po si qenka “çështje private”, narkotrafiku me Amerikën Latine në Shqipëri dhe në Gjermani?!”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti! Rinumërimin nuk është kërkesë e partisë, por e kandidatëve të saj

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët u shpreh se …