Bardhi: Veliaj duhet të ishte në burg bashkë më 5 vartësit e tij

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës, u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij.

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë.

Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …