Foto/ Veliaj në panik, policia furnizohet me bombolat e gazit lotsjellës

Nga protesta para bashkisë së Tiranës vjen edhe imazhi i fundit ku policisë po i shpërndahen bombola me gaz që përdoren për të sulmuar protestuesit.

Gazi lotsjellës është përdrur pa kursim edhe herë të tjera nga policia gjatë protestave të opozitës.

Opozita po proteston këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Që prej mbrëmjes së djeshme, nga frika e trazirave, Erion Veliaj “blindoi” fasadën e jashtme të Bashkisë së Tiranës dhe instaloi një numër të lartë kamerash. Ditën e sotme, policia e shtetit po bën rrethimin e godinës me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion, për të vijuar punën.

Ka qenë Ilir Alimehmeti që të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente!

Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha zoti Alimehmeti.

Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se: “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …