Protesta deri në largimin e kryehajdutit të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të japë menjëherë dorëheqje pas skandalit të dosjes ‘5D’.

‘Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër. E ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të kryetarit të PD-së.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se zhdukën 130 milionë euro me aferën e djegësit. ‘Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty’, u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, tha se Erion Veliaj vendosi skemën e vjedhjes 100% të parave të prokurimeve publike.

Berisha i bëri thirrje Erion Veliajt të japë dorëheqjen, sepse nuk ka ku të futet, ku të shkojë.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se, Edi Rama për të shpëtuar Olsin, i ka vendosur detyrë Taulant Ballës që të gjejë një tjetër babale.

Por sipas kryedemokratit, asgjë nuk e shpëton Olsin dhe Edi Ramën.

FJALA E PLOTE:  

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme, urimet më të mira këtë natë të shenjtë, natë përcaktimi, Natën e Kadrit, për ju të gjithë besimtarët shqiptarë.

Të falenderojmë Zotin, i cili është i vetëm dhe meriton të gjithë adhurimin tonë.

Unë gjithashtu dua t’u falenderoj me mirënjohje ju dhe ata qindra e qindra qytetarë që sot lanë çdo gjë për misionin e tyre, betejën kundër njërit prej figurave më të shpifura, më të neveritshme, më pa moral njerëzor.

Njërin prej të hajdutëve më të mëdhenj apo hajdutin më të madh pas Edi Ramës, që e ka emrin Erion Veliaj.

Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie.

Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju.

Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar!

Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës.

Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër.

Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti.

Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë.

Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën.

Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.

A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan?

Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time.

Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm

vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot.

Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës.

Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty.

Erion, ti meriton çdo epitet, çdo cilësor, por unë po e ruaj gojën time.

Po çfarë mund t’u thuash ti qytetarëve që vendose skemën e vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike o faqezi?

Shqiptarët kishin dëgjuar Edi Ramën kryetar bashkie, mister 20 përqindëshi.

Shqiptarët kanë dëgjuar të tjerë, sot Edi Rama merr 30 përqindëshin, por nuk kishin dëgjuar kurrë që prokurimet t’i vjedhësh ti me bandën e kolegëve tu. I quan edhe kolegë, po ç’kolegë jeni ju mo, ju jeni hajna të pështirosur, turpi i njerëzimit.

Po ke fytyrë ti mo të dalësh nga shtëpia jote, kur vodhe paratë me Mollën, me Tivarin, me djallin dhe të birin dhe i shndërrove në hotele me 5 yje?

I shndërrove në pallate me qindra e qindra apartamente për t’u bërë milioner dhe miliarder me bandën tënde.

Dhe kërkon që të mos ngutemi se nuk kanë dalë në gjykatë. O faqezi, gjykatës për ty është populli i Tiranës.

Sa do të vjedhësh ti prapë, folu pak qytetarëve.

Pallatet me qindra apartamente në Kinostudio, sa i shitët?

Pallatet në Tiranë në katër anët, sa i shitët, sa fituat?

Po thuaju pak edhe tjetrën, sa shpenzuat për ndërtimin e tyre?

Apo ua ndërtuan pallatet si pallatin e Linda Ramës pa asnjë faturë doganore, tatimore, ndërtimore, bankare, etj.

Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon!

Jep dorëheqjen një minutë e më parë, o turpi i Tiranës, o turp i Shqipërisë.

Të mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron vëllain e tij, mbron vjedhjet e tij.

Por është fjala e nderit se në këtë betejë të ndalur nuk ka.

Se Edi Rama do ketë fatin tënd. Dhe se të dy do merrni atë që meritoni.

Miqtë e mi, ju e shihni pra, që përveç mosbindjes civile, përveç guximit, rrugë tjetër nuk ka.

Atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë betejën.

Ditën e enjte, në ora 11:00, Tirana te bashkia.

Erion Veliaj në burg për zverku, për zverku!

Edi Rama, ke refuzuar interpelancën sepse dokumentet faktojnë se ti dhe vëllai yt, Olsi ishit padronët e vërtetë të fabrikës së miellit të partisë në Xibrakë.

Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e Olsit, ke zgjedhur dëshmitar Taulant Krimin, Taulant Ballën, i cili është zotuar se do gjejë një Babale tjetër.

Unë po të them këtu para këtyre qëndrestarëve, para këtyre luftëtarëve të lirisë: Mos luaj më me opozitën se je i pashpresë, se forcë në botë që të shpëtojë ty dhe vëllanë tënd nga krimet e shëmtuara që krye kryer, nuk ka.

Gjer sot, ti ke gjetur, ke korruptuar Dumanë dhe Zamanë, të cilët në verbëri, të inkriminuar nga këmbët te koka, bëhen parzmore e jotja, parzmore e Olsi Ramës, parzmore e Erion Veliajt.

E dëgjuat ju dje si foli para qytetarëve Altin Rama apo t’i themi ndryshe, Skrapi i partisë.

Skrapi, jo Skapi më!

Edhe atij do ia them nja dy fjalë këtu në emër tuaj.

Ti që ke futur në terrorin tënd gjykatën, ti je fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re.

Je njeriu më i inkriminuar i saj.

Ti që ke shndërruar Skapin në një organizatë kriminale je një kryekriminel aq sa është Edi Rama, Erion Veliaj dhe të tjerë.

Ti që flet para publikut se me policinë dekonspiron, se 80-90 hetues të BKH janë zero, ti tregon se nuk ka njeri që të beson më, pasi e di që je simbol i shëmtuar i korrupsionit, i gjobave.

Altin, kërkove dje të të zgjatet afati.

Harroje! Afati yt çdo ditë që qëndron aty në pozicion antikushtetues, ta them këtu, do të të kushtojë rëndë.

Do të të kushtojë shumë!

Ti që betohesh për integritet, por në qoftë se ka njeri të degraduar mbi tokë, je ti që u thua shqiptarëve me rrogë normale se je bërë me tre apartamente.

Po cili shqiptar, unë si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër kam arritur të blej 30 metra më shumë se ç’kisha.

Po cili shqiptar mund të blejë tre apartamente me rrogë përveç teje?

U the shqiptarëve një të vërtetë të madhe, se jeni institucioni më i kontrolluar.

Në fakt je një skllav mjeran i Edi Ramës dhe këtu nuk gënjeve.

Ti ke rënë në kontrollin e plotë të krimit të Edi Ramës dhe shkon e flet aty si ekstremist i majtë i turpshëm.

Ndaj dhe Skrapi i partisë, larot e tij, mercenarët e tij, duhet të marrin përgjigjen që meritojnë.

Edhe njëherë, ju falënderoj përzemërsisht.

Ju përgëzoj për betejën e fuqishme që zhvilluat sot.

Fitore, fitore, fitore!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …