Jemi i vetmi vend në Europë që themeluesin e pluralizmit e kemi në arrest pa akuzë!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij përpara anëtarëve dhe strukturave të pd është shprehur se nëse ecim në këtë rrugë entuziazmi ne pranverën e ardhshme do të jemi në pushtet.

Gjekmarkaj ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në europë që lideri i cili rrëzoi diktaturën dhe solli demokracinë ndodhet në arrest politik pa akuza

“Partia Demokratike ka aftësi politike, profesione intelektuale i ka në Berat, Tiranë dhe kudo. Nëse ne aktivizohemi, ecim dhe shkojmë drejtë pranverës tjetër me këtë entuziazëm që ka ngjallur PD pas bashkimit të saj jam i bindur që d o të jemi fitues vitin tjetër zgjedhor.

Qeveria nuk del në debate politike, nuk e përballon dot cilësinë e debatit dhe transparencës që PD ofron, ata u thonë shqiptarëve na votoni që ne të vjedhim dhe më pas të blejmë zgjedhjet ëprsëri edhe kjo duhet që të ndërpritet.

Paratë e qytetarëve shndërrohen në hotele, pasuri si ndodhi me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe drejtori i ARRSH që kishin vjedhur miliona euro pasuri. Është paradoksale dhe jemi i vetmi vend në Europë që themeluesin e pluralizmit e kemi në arrest pa akuzë dhe është një paradoks i madh dhe një pjesë e drejtësisë është shndërruar në aleatë më qeverinë dhe portreti i tij është i duhuri për të rrezunuar dhe rrëzuar këtë qeveri nga pushtetit”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …