Malkaj: Na kanë zhytur aty ku nuk mban më, duhet të ngrihemi nga gjumi!

Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar në rrugën e Shpresës, ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e djeshme kundër Erion Veliajt te bashkia e Tiranës.

“Këtu po ndodh një fenomen që po ankohen të dy këta udhëheqësat e ndritur tanë, edhe kryeministri edhe ky tjetri; këtyre të dyve u vjedhin koqet.

Këtyre u paskan vjedhur koqet, por këta nuk dinë gjë. Si nuk di njeriu çfarë i kanë marrë.

Jemi në një moment shumë të rëndë, të frikshëm, që nuk duhet të rrimë të flemë gjumë.

Ju bëj thirrje të gjithëve, që është momenti që duhet të ngrihemi dhe jo të rrimë shtrirë.

Popull që nuk ngrihemi, dhe pranon kryeministrin a kryetarin e bashkisë që ti shkelë me këmbë, popull që justifikohen të gjithë se  ngelin fëmijët pa bukë.

Na kanë zhytur aty ku nuk mban më, duhet të ngrihemi nga gjumi, duhet të ngrihemi se nuk mban më. Nuk duhet të flemë më”, tha aktori Mehdi Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …